Thiago Silva do të jetë futbollisti më i ri i Chelseas. Mbrojtësi luajti ndeshjen e fundit me PSG në finalen e Champions League dhe do të transferohet në Angli, aty ku londinezët e presin me krahë hapur.

Braziliani kërkoi kontratë 2-vjeçare, pasi do të luajë në botërorin e Brazilit. Blutë e Londrës ia plotësuan një kërkesë të tillë dhe nuk hezituan t’i japin dhe një rrogë të mirë për ta bindur që të zgjedhë Premier Leaguen.

Silva donte që të rikthehej te Milani, por kuqezinjtë nuk i ofruan një kontratë 2-vjeçare dhe nuk pranuan që t’i përmbushnin pritshmëritë e tij në aspektin financiar. Braziliani pritet të zyrtarizohet në vazhdim.