Në zgjedhjet parlamentare që po mbahen në Mal të Zi garojnë njëmbëdhjetë listat zgjedhore, pesë parti dhe gjashtë koalicione.
Në mesin e këtyre garojnë edhe dy koalicione shqiptare: Koalcioni shqiptar ”Bashkë nji za” listës së të cilës i prin Fatmir Gjeka dhe Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj të cilës i prin Nik Gjeloshaj, shkruan Ulqini Online.
Të dy prijësit e koalicioneve shqiptare shfrytëzuan të drejtën e votës në vendvotimet përkatëse. Si Gjeloshaj edhe Gjeka bënë ftesa për dalje sa më të madhe në zgjedhje.
Këto zgjedhje në Mal të Zi janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote kurse Parlamenti i Malit të Zi ka 81 vende.