Opinioni publik amerikan, edhe pse i lodhur dhe fri kësuar nga efektet e pandemisë së COVID-19, po përgatitet për atë që me shumë gjasa do të jetë një nga zgjedhjet me të ndjekura presidenciale të viteve të fundit, atë mes presidentit Donald Trump dhe demokratit Joe Biden në nëntor. Sondazhet tregojnë një preferencë me disa pikë të demokratit, por dikush, në shtetin e Nju Jorkut, është i bindur me 91% për rezultatin final.

“Do të fitojë sërish Donald Trump. Kam parashikuar fitoren e tij edhe në 2016. Përdor statistikat e mia nga viti 1996 dhe nuk kam gabuar kurrë”. Në fakt Helmut Norpoth, profesor i universitetit Stony Brook, ka gabuar parashikimin në zgjedhjet ku George Bush i riu fitoi kundër Al Gore në 2000, dhe më parë, duke përdorur logjikën e teorisë së tij mbi zgjedhjet e historisë amerikane, edhe fitoren e John Fitzgerald Kennedy mbi Nixon në 1960, por këto janë dy rastet e vetme “dësh timi” në 27 zgjedhjet e fundit në SHBA.

Si ka mundësi? Norpoth ka ideuar të ashtuquajturin “model primar”, që merr parasysh të dhënat zgjedhore nga viti 1912, si dhe dy faktorë bazë: mundësia që partia në pushtet për kohë të gjatë të humbasë zgjedhjet si dhe rezultatet në zgjedhjet primare për presidentin, veçanërisht në shtetet e para. “Zgjedhjet primare kanë të bëjnë me gara reale dhe me vota të shënuara dhe numëruara, dhe unë bazohem vetëm tek shifrat reale, jo tek sondazhet”, thotë Norpoth.

Evente tra umatike kanë përfshirë SHBA-në këtë vit, nga pandemia tek protestat e furishme me sfond anti-ra cist, pas vr asjes së afro-amerikanit George Floyd. Por për profesorin e Shkencave politike, këto evente nuk kanë rendësi të madhe. “Unë mund të them që Trump nuk do të fitojë votat popullore, siç i ndodhi edhe në zgjedhjet e kaluara, por këtu po flitet për votat elektorale”, sqaron ai, dhe jep një shembull:

“E patë Biden sa mori në primaret e New Hampshire? 8 %, një shifër e pamundur për çdo kandidat që mendon të ketë një shans për president”.
Nuk mbetet vetëm që të presim, dhe të shohim nëse statistikat kësaj radhe do të trad htojnë profesorin me origjinë gjermane.