Në një intervistë të dhënë për AFP, Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, ka komentuar ecurinë në Champions League të PSG-së dhe Lyon-it. “Një ecuri e jashtëzakonshme”, ka thënë trherë fituesi i Champions League.

“PSG në finale dhe Lyon-i një hap larg është një gjë fantastike për klubet franceze”.
“Shpesh flitet shumë keq për Ligue 1, ndërsa unë mendoj se është një kampionat i bukur dhe i komplikuar”.

“Është bukur të shikosh një klub francez të paraqitet mirë në Europë”.