Pandemia e koronavirusit ka gjymtuar ekonominë e varur nga turizmi në Kroaci, duke shkaktuar rënien e saj më të madhe në 25 vjet, sipas të dhënave të publikuara sot nga Byroja Kombëtare e Statistikave.
“Rënia nga tremujori në tremujor, nga tre muajt e parë të vitit 2020, është 14,9%”, tha institucioni, sipas të cilit kjo është rënia më e madhe që nga viti 1995, kur byroja filloi publikimin e të dhënave tremujore ekonomike.Kroacia varet shumë nga turizmi, që gjeneron rreth një të pestën e PBB-së së saj.
Pandemia dhe bllokimi ngrinë tërë turizmin gjatë tremujorit të dytë.Me situatën e COVID-19 nën kontroll në vend, Kroacia u hap për turistët më 1 korrik. Megjithatë, rritja e ndjeshme e rasteve gjatë dy javëve të fundit, bëri që Austria, Gjermania, Italia dhe Sllovenia, burimet më të rëndësishme të Kroacisë për turistë dhe të ardhura, ta rendisnin atë në zonën e kuqe, duke u bërë thirrje shtetasve të tyre të kthehen në shtëpi./ATSH/