Moderatojra e dashur për publikun, Bieta Sulo prej kohësh është pjesë e pandashme e ekranit të “Top Channel”, me emisionin pasdites“Ftesë në 5”. Bieta dhe Top Channel është një “martesë” që zgjat prej 15 vitesh, e gjasat janë që të zgjasë edhe disa vite të tjerë.
Gjatë emisionit të sotëm, Bieta tregoi se puna e saj e parë ka qenë në “Top” dhe rroga e parë ishte 350 mijë lekë të vjetra. “Unë e kam nisur në “Top Channel” para 15 vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Bieta.