Kopsht gjigant, kështjellë dhe shatërvane mbresëlënëse. Si thoni për një dasmë mbretërore në plot kuptimin e fjalës? Më poshtë gjenden 5 vende, të cilave mund t’u besoni dasmën tuaj…

Vaux-le-Vicomte, Maincy, Francë-“Je le veux” njihet për një nga kopshtet gjysmë franceze në këtë kryevepër të shekullit të 17-të. I ndodhur në një hapësirë prej rreth 500 hektarësh, kjo zonë mund të shërbente lehtësisht për një dasmë të madhe, por nusja do të duhej të konkurronte me arkitekturën mahnitëse.

Ashford Castle, Co. Mayo, Irlandë-Një kështjellë përrallore me një histori 800-vjeçare dhe 83 dhoma gjumi? Ky vend në Irlandë mund të jetë destinacioni për një dasmë me të vërtetë magjike.

Pallati Hampton Court, Surrey, Britani: Ndoshta nuk ju shkon mendja se shtëpia e Mbretit Henry VIII mund të shërbejë për të bërë dasmën tuaj. Por kjo pasuri 500-vjeçare ka shumë për të ofruar në disa drejtime. Vendosur në Richmond në lumin Thames, kalaja përmban stile barok dhe tudor.

Reethi Rah Resort, Maldive- Bëni një zhytje në ishullin e Oqeanit Indian, të rrethuar nga laguna magjike dhe detet e thella blu.

Biltmore, Asheville, SHBA-Shtëpia e famshme e Xhorxh Vanderbiltit është një sfond serioz mahnitës për dasmën tuaj. Kjo pasuri prej 3,230 hektarësh, do të sigurojë që dita juaj e dasmës të jetë e paharruesheme.