Dje u nënshkrua mes Kosovës dhe Serbisë marrëveshja përfundimtare për marrëdhëniet ekonomike. Marrëveshja u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, nga vetë kreu i shtetit amerikan Donald Trump, si dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Avdullah Hoti.
Fjalën e rastit e mbajti presidenti amerikan Donald Trump, që ndër të tjera tha se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke shtuar se kjo është pikë e marrëveshjes. Në këtë moment, siç shihet në pamje, presidenti serb Aleksandar Vuçiç habitet dhe drejtohet nga këshilltarët e tij. Sa duket, ai nuk ka pasur dijeni për këtë pikë të marrëveshjes të nënshkruar.
Ups pic.twitter.com/NkvxvPWgQH
— PaoloStefanini (@PaoloStefanini5) September 5, 2020
Për këtë marrëveshje të nënshkruar, Vuçiç ul kokën dhe kërkon mes rreshtave të marrëveshjes, duke u ndjerë qartazi në siklet.