Vetëm pak javë më parë, Robert Berisha dhe Jessica Kadiu u kapën mat bashkë në një pikë karburanti rrugës për në Shqipëri.

Por me sa duket gjërat mes tyre nuk janë si më parë, dhe kjo pas disa postimeve të Jessica-s në Instagram, e cila pohon se është beqare.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në Instastory, Jessica pohon se është single dhe se nuk ka kohë të merret me dikë pasi për të bërë një marrëdhënie të funksionojë duhet punë nga të dy.

“Jam duke plotësuar nevojat e mija së pari para se të plotësoj të dikujt tjetër”, shkruan ajo mes të tjerash.

Nuk e dimë nëse i referohet marrëdhënies me Robertin në veçanti, por Jessica duket shumë e zhgënjyer me meshkujt, madje i krahason ata me kosha plehrash.

Jessica ka vetëm pak ditë që është larguar në New York pas pushimeve në trojet shqiptare.

Ishte vetë ajo e cila muaj më parë pranonte lidhjen me Robert Berishën në një deklaratë bombë në Instagram, që bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

Roberti nuk ka pranuar asnjëherë të flasë për jetën e tij personale dhe vetëm pak javë më parë mohoi të jetë në një lidhje:

“Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë”, u shpreh ai.