Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e shtunë, 26 shtator, janë konfirmuar 14 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀
Sipas njoftimit të TIA-s, lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. ⠀Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀⠀ Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik) Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim