Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e diel, 27 shtator, janë konfirmuar 27 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

Sipas njoftimit të TIA-s, lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. ⠀⠀ Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e dielë janë:⠀⠀

Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim Alitalia – Tiranë – Bergamo dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Gjenova dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bruksel dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Albawings – Tiranë – Perugjia dhe kthim EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim (Çarter turistik) Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim