Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e mërkurë, 23 shtator, janë konfirmuar 17 fluturime në destinacione të ndryshme. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀
Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët me dokumente të veçanta. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë: Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim EasyJet – Tiranë – Gatwick dhe kthim SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik) Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim