Aktorja tropojane, Arjola Demiri, ka marrë së fundmi një vendim për t’u përfshirë në politikë. Ajo ka deklaruar se në zgjedhjet parlamentare do të jetë përkrah kryeministrit Edi Rama, duke renditur edhe arsyet e vendimit të saj.
“Miq e mikesha, familjarë e fansa të mij,po ju komunikoj se në zgjedhjet e pritëshme parlamentare do jem përkrah Edi Ramës me tërë mundësitë dhe energjitë e mija. Vij nga një familje e djathtë në gen por pikërisht kjo me intrigon të braktis përgjithmonë të ashtuquajturit të djathtë që abuzuan me idealet e prindërve e gjyshërve të mij.
I bashkohem Edi Ramës se qytetin tim të lindjes nga një gërmadhe e varrezë politike për 25 vjet e riktheu në jetë e një qytet modern që bashkjeton me shekullin e ri. Me Edi Ramën do jem jo vetëm për mandatin e tretë por dhe për të katërtin…”, shprehet Arjola. Arjola ja ka bere te ditur vendimin e saj drejtuesit politik te PS-se per Qarkun e Kukesit, Safet Gjici, me nje memo te thjeshte:
“Me shume deshire, ndergjegje e vendosmeri do jem me ju ne fushate. Jam e lumtur te jem perkrah jush, qe keni treguar kurdoherë qe dini e mundeni te jeni kampion”. Arjola është pjesë e kastit të “Portokalli”, spektakël i cili pritet të rikthehet së shpejti në ekran.