Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu sot 352 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin, edhe si pjesë e Taskforcës antiCOVID. Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 27 masa me paralajmërim, për arsye të mungesës së librezave shëndetësore, higjienizimit të ambienteve, mungesë të shërbimit 3D, mungesë të rinovimit të analizave të ujit etj.

Po ashtu janë marrë 38 mostra për monitorim të qumështit, si edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u shpreh se po vijon punën pandërprerë në të gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore.