Albian Ajeti ka vazhduar me formën e lartë te skuadra e re, Celtic. Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e katërt në pesë paraqitje në Premiership, duke ndarë pozitën e top-golashënuesit të ligës. Të shtunën 23-vjeçari realizoi ndaj Livingstonit, në fitoren 3:2. Ajeti shënoi në minutën e 52-të.
Pos katër golave, Ajeti ka edhe një asistim në ligën kryesore të Skocisë, me Celticun që i prin tabelës. Ajeti u transferua te Celticu këtë verë, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare. Për të Celticu i pagoi West Hamit rreth pesë milionë euro. Pesë ndeshje, 200 minuta, 4 gola dhe një asist – ai shënon gol çdo 40 minuta, statistika thjesht mbresëlënëse.