Emiratet e Bashkuara Arabe do të dërgojnë një anije hapësinore pa pilot, në hënë në 2024. Kryeministri i vendit, Sheiku Mohammed Bind Rashid al Maktoum, e bëri njoftimin në twitter të martën. Njoftimi i tij vjen pas lancimit të një sonde drejt marsit, më herët këtë vit, nga ana e Emirateve, vendi i pasur me naftë në gadishullin arabik.
Ne, me vullnetin e zotit, kemi lancuar një projekt të ri të emirateve për të eksploruar hënën. Do të jetë një eksplorues hënor i bërë në emirate ai që do të ulet në sipërfaqen e hënës në 2024, në zona që nuk janë arritur asnjëherë më parë nga misione të tjera – shkruante ai në tëitter. Eksploruesi hënor do të ndërtohet 100 për qind në emirate, nga inxhinierët tanë – shtoi ai.
Sheiku Mohammed, tha se roveri do të quhej Rashid, duke i vënë kështu emrin e babait të tij të ndjerë, sheikut Rashid bin Saeed al Maktoum. Nëse do të rezultojë e suksesshme prova, emiratet e bashkuara arabe do të bëheshin vendi i katërt në tokë, dhe i pari arab, që do të ulë një anije hapësinore në hënë pas SHBA, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
India tentoi dhe dështoi të ulte një anije në hënë, ashtu sic ka ndodhur më herët edhe me izraelin dhe japoninë. Emiratet e bashkuara bënë histori më 20 korrik, me lancimin e misionit drejt marsit, nga qendra hapësinore Tanegashima në japoni.
Udhëtimi prej rreth 494 milionë kilometrash drejt marsit, do të kërkojë shtatë muaj kohë dhe sonda e ndërtuar në emirate, e quajtur shpresa, do të studiojë kushtet atmosferike dhe ato të motit në planetin e kuq.