Andrea Pirlo e ka nisur karrierën e trajnerit të Juventusit me një fitore ngazëlluese 5:0 kundër Novarës të dielën. Cristiano Ronaldo e shënoi golin e parë në epokën e Pirlos, para se Aaron Ramsey dhe Marko Pjaca të shënonin nga një herë dhe Manolo Portanova dy herë. Kjo ishte ndeshja e parë e Pirlos si trajner dhe po ashtu e para në stolin e Juventusit. Pas ndeshjes, Pirlo tha se djelmoshat e tij po mësohen me punën e re dhe se ajo po e shijojnë atë.

“Ekipi duhet të jetë entuziast. Djelmoshat po mësohen me punën e re, po argëtohen”, tha Pirlo. “Po tentojmë zgjidhje të ndryshme. Në pjesën e parë luajtëm me katër veta në vijën e mbrojtës. Në të dytën me tre”, shtoi ai. “Na duhet edhe një sulmues sa më shpejt, por tregu është i hapur deri në tetor, kemi kohë për të punuar”, nënvizoi ai.