Ansu Fati është ftuar në ekipin kombëtar të Spanjës për herë të parë, për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve. Sulmuesi i Barcelonës ka mundësi të futet në historinë e Spanjës qysh në ndeshjen e parë për ekipin senior. Fati mund ta shkruajë historinë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë në Shtutgart dhe kundër Ukrainës në Madrid.
Nëse 17-vjeçari shënon gol në njërën prej këtyre dy ndeshjeve, atëherë ai do të bëhet golashënuesi më i ri në histori të Spanjës, duke e thyer rekordin e Juan Errazquin, i cili i kishte shënuar tri gola kundër Zvicrës në moshën 18-vjeçare, 11 muaj e 11 ditë në vitin 1925. Talenti premtues i Barcelonës u rrit në Herrera, Andaluzi, ku ishin shpërngulur prindërit e tij nga Portugalia.
“Kurrë nuk e kam parë dike si ai”, ka thënë ish-kryetari i Herreras, Custodio Moreno.
“Ai ishte djaloshi më i vogël, por luante djem më të mëdhenj sepse bënte gjëra të jashtëzakonshme. Kam parë lojtarë për 50 vjet jetë, por kurrë nuk e kam parë dike si ai”, shtoi ai, Si djalosh, Fati nuk fliste shumë, donte vetëm të luante futboll. “Ai ishte shumë i marrshëm në shkollë, veçanërisht në fillim”, nënvizoi ai.