Anxhela Peristeri ka pësuar një rënie drastike nga pesha dhe duket se ka hequr dorë vetëm nga një produkt ushqimor për t’ja arritur qëllimit. Këngëtarja ka treguar ditën e sotme gjatë një aventure në fermë me emisionin “E diell” se si ja doli mbanë të humbiste 20 kilogramë.

Ajo zbuloi se nga 85 kg tani peshon 65 kg dhe se dëshiron që të heqë edhe 3-4 kile të tjera për të arritur peshën ideale. Anxhela tha se gatuan vetë ushqime të shëndetshme dhe se rrallë ndodh që të porosisë diçka nga jashtë.

“Për të gatuar vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jasht kur jam e lodhur por kryesisht vetë. Bukën nuk e konsumoj se ka gluten dhe të fryn. Prandaj dhe unë isha 85 kilogramë, ndërsa tani jam 65. Them të heq edhe 3-4 kile të tjera”, është shprehur këngëtarja.

Ajo ka shtuar se edhe kur ka neps dhe hap frigoriferin merr gjëra që nuk e shëndoshin dhe se është me fat që nuk merr shton peshë nga bulmetrat, sepse është grupi i gjakut 0 pozitiv. Ndërkohë më herët Anxhela ka thënë se palestra dhe kërcimi e kanë ndihmuar shumë për të humbur kilet e tepërta.