Apple ka në plan të prezantojë produkte të reja sot në orën 19:00 me kohën e Europës Qëndrore.
Tashme Apple e ka si traditë të prezantojë Iphone e rinj në muajin shtatur, mirëpo kjo ngjarje këtë vit mesa duket do të jetë ndryshe.
Për shkak të vonesave të prodhimit si rezultat i pandemisë së Covid-19, iPhone 12 pritet të prezantohet për publikun në mes të tetorit.
Por përveç telefonit të ri, Apple ka mjaft produkte të tjera në pritje.
Apple Watch i ri dhe më i lirë
Ftesa për ngjarjen thotë “Koha fluturon” (Times Flies).Pritet një Apple Eatch Series 6, i cili duhet të jetë në gjendje më të mirë përsa i përket baterisë dhe përkujdesje më të madhe për shëndetin tuaj. E gjithë kjo falë teknologjisë më të re.
Gjithashtu është e mundur që Apple të prezantojë dhe një version më të lirë të Apple Watch, mund të quhet Apple Watch SE, e cila do të ketë një procesor më të thjeshtë.
Përditësimi për iPad Air
iPad Air duhet gjithashtu të marrë një azhurnim. Flitet për një ekran më të madh pa kornizë dhe një dizajn të ngjashëm me iPad Pro. Kjo do të thotë se butoni i shtëpisë do të zhduket, sidoqoftë njohja e fytyrës nuk duhet të përdoret për të zhbllokuar iPad Air.
Softuer i ri
Me orët e reja iPad të ri, duhet të lëshohen edhe versionet më të fundit të sistemeve operative Apple, të cilat kanë qenë në testin publik beta për një kohë të gjatë.
Mund të paraqiten edhe kufje AirPods Studio, një version më i vogël i altoparlantit inteligjent HomePod, HomePod Mini, një MacBook Pro 13 inç dhe më pak të ngjarë syzet e realitetit të shtuar të shumëpritur nga Apple.