Arthur Melo thotë se ai ishte mahnitur nga “projekti ambicioz” i Juventusit dhe ka treguar se ishte një “realizim i ëndrrës së tij” për të luajtur krah Cristiano Ronaldos. Braziliani është prezantuar sot si lojtar i ri i Juventusit dhe ka folur me nota të larta për projektin e bardhezive pak para sezonit 2020-21.

“Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për mua. Dëshiroj ta falënderoj familjen time, menaxherët, Fabio Paratici dhe të gjithë ata që me kanë uruar mirëseardhje”, tha Arthur në konferencën për media. “Kam pasur privilegjin që të luajë me lojtarë të mëdhenj. Të luaj më Ronaldon gjithmonë ka qenë ëndërr e imja që u bë realitet”.

“Projekti i Juventusit me bindi, është shumë ambicioz”. Arthur ende nuk e ka diskutuar pozitën e tij në Juventus me trajnerin Andrea Pirlo. “Nuk kam folur në detale me trajnerin. Ai ka luajtur futboll si gjithë ne, ai kishte lëvizje dhe luante në mënyrë unike”. “Do të jetë privilegj që të luajë për një trajner të tillë. Ne ende nuk kemi folur për formacionin dhe pozitën që unë mund të luajë”, ka thënë ndër të tjera në këtë prezantim, Arthur.