E dini që ekziston “urrejtja ndaj shenjës së horoskopit”? Teorikisht ndoshta jo, por praktikisht me siguri që e njihni. Kjo dukuri lidhet me stereotipet dhe paragjykimet ndaj një personi, bazuar te shenja e tij/saj e horoskopit. Astrologia Lisa Stardust, e cila bashkëpunon me revista si Oprah Magazine apo Cosmopolitan, ka bërë një përshkrim të kësaj sjelljeje dhe thekson se po, paragjykimi ndaj një shenje të caktuar mund t’ju shkatërrojë marrëdhëniet. Shpjegimin e saj e gjeni në vijim.
“Imagjinoni nëse keni dikë fiksim dhe keni nisur të flirtoni me njëri-tjetrin. Keni shkëmbyer mesazhe. Kimia është e shkëlqyeshme. Tani, pyesni veten se çfarë shenje horoskopi është. Le të themi se është Bricjap. E kështu ti nis edhe mendon se është një njeri shumë i dhënë pas punës dhe nuk ka kohë për angazhime. Por, mund të jetë Shigjetar dhe ti shqetësohesh nga frika që kanë Shigjetarët nga përkushtimi. Po themi se është Akrep e këtu fillon e supozon se është njeri misterioz dhe i ftohtë me emocionet. Kështu me radhë.
Me fjalë të tjera, stereotipet për shenjat e zodiakut mund të krijojnë më shumë dëme, sesa dobi. Në përvojën time si astrologe, urrejtja ndaj shenjës së horoskopit (shenja e Diellit) është e vërtetë. Kjo gjë ndikon negativisht.

Ne të gjithë jemi më të thellë se shenja jonë. Mendojeni këtë si pikturë që përshkruan një skenë të caktuar. Ka këndvështrime të ndryshme dhe gjithmonë, ka më shumë për të treguar nga çfarë përfaqëson me një pamje të parë. Madje, shenjat e papajtueshme me njëra-tjetrën, priren të qëndrojnë bashkë më gjatë. Është e vërtetë. Shumica e njerëzve që kanë lidhje afatgjata, nuk kanë energji të mahnishme në letrat e horoskopit. Arsyeja? Dashuria. Pra, kini parasysh këshillën e famshme “Mos e gjyko librin nga kopertina”. Tregohuni mendjehapur sepse nuk është çudi që ai/ajo të jetë personi i duhur – ndonëse ju mund të jeni betuar se nuk do të dilni kurrë, po themi, me një Akrep.”