Greqia konfirmoi 342 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 24 të cilave u dihet prejardhja, ndërsa 30 raste janë identifikuar në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik. Infeksionet e konfirmuara nga shpërthimi i pandemisë në Greqi në fund të muajit shkurtit ishin 16 627.

Nga këto, 2 726 kanë të bëjnë me udhëtimet jashtë vendit dhe 6 915 me raste të njohura tashmë. Gjashtëdhjetë e tetë pacientë janë të intubuar në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç, dhe 86,8% kanë sëmundje bashkëshoqëruese ose janë të moshës 70 vjeç e lart. Përveç kësaj, ditën e djeshme ka pasur edhe 9 vd ek je nga 366 v  de kje që nga shpërthimi i sëmundjes.