Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se Barcelona ishte në mesin e disa klubeve që kishin bërë oferta për të, para se ai ta zgjaste marrëveshjen me Arsenalin. Sul muesi 31-vjeçar i dëgjoi ofertat, para se t’ia përkushtonte të ardhmen klubit londinez, transmeton Gazeta Express.
Aubameyang nënshkroi kontratë të re trivjeçare me Arsenalin në fillim të këtij muaji, duke u dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij. Ishte përfolur se Barcelona e donte sulmuesin e Gabonit dhe ai e ka pranuar se drejtuesit e gjigantit spanjoll ishin përpjekur ta joshnin, por trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e kishte bindur të qëndronte në Londrën veriore.
“I kam pasur disa oferta, kryesisht nga Barça, por edhe nga klube të tjera”, tha Aubameyang. “Prioriteti im ishte të qëndroja për dy arsye: e para trajneri Mikel Arteta dhe e dyta dashuria që tifozëve ma kanë shprehur në klub”, shtoi ai.