Pas postimit të një video nga Berisha për familjen Luku në Shijak që pretendonte se nuk është ndihmuar nga bashkia, kryebashkiaku Elton Arbana nxjerr videon origjinale të vëllezërve Luku që tregon se ata janë ndihmuar gjithmonë dhe vazhdojnë të marrin ndihmë nga bashkia e Shijakut, për strehim, për kemp dhe ndihma ushqimore.
Ja dhe postimi i plotë. Berisha sapo bëri autogolin e rradhës. * Më duhet të ripostoj të njëjtën video Për opozitën me mendje të mjergullt. Për opozitën që ka humbur çdo pikë lidhje me realitetin. Për opozitën që po bie vetë në gropën që mendon se po i bën tjetrit. Për opozitën që në Shijak po kthehet në non grata me këto shpifje në mes të ditës.
FAKT Familja Luku nuk banon në çadër, por në pallat. Dy vëllezërit e tjerë banojnë në një pronë që është në pronësi të Bashkisë Shijak. Çadrat i kemi vendosur në kohën e rënies së termetit dhe familjaret nuk jetojne më në ato çadra. Bashkia i është gjendur pranë vazhdimisht me pako ushqimore. Klodjan Luku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore përfiton kemp. Klodjan Luku dhe familja e tij nuk janë lënë në harresë as nga Qeveria shqiptare, as nga Bashkia e Shijakut.
Bashkangjitur të gjitha faktet që nxjerrin bllof Berishën Shikojeni videon dhe reflektoni mbi hapat tuaj të gënjeshtër. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!