Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar sot në ditën e lindjes, liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanon. “Urimet më të mira për ditëlindjen udhëheqësit tonë historik Fatos Nanos”, shprehet ai.

“Nën drejtimin e tij u formësua e majta moderne socialdemokrate dhe progresiste, duke spikatur kontributi i PS në momente të vështira e delikate që do të kalonte Shqipëria në ngjarje me ngarkesë të madhe politike: si refuzimi i tentativës për uzurpimin e demokracisë nga diktatura berishiane me projekt-kushtetutën e vitit 1994,zgjedhjet e vjedhura të 26 Majit 1996 dhe dhunimi masiv i opozitës,kriza e piramidave në 1997, kolapsi total dhe përgjegjësia jonë për rivendosjen e shtetit,miratimi i Kushtetutës në 1998,kontributi i pazëvendësueshëm në luftën e Kosovës në 1999, hapat e rëndësishëm dhe historikë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian”, tha Balla.