Philippe Coutinho do të mbetet në Barcelonë këtë sezon, pasi klubi e ka hedhur poshtë mundësinë e huazimit të tij edhe për një vit tjetër. Trajneri i ri i katalonasve, Ronald Koeman, ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron ta mbajë mesfushorin brazilian, i cili kishte qenë në listën e shitjeve për disa muaj. Tani, Barcelona po ashtu e ka hedhur poshtë mundësinë e huazimit të tij për sezonin që po vjen.

Coutinho mund të largohet vetëm nëse ndonjë klub vjen me një ofertë shumë të lartë për blerjen e tij. Por, duke e marrë parasysh gjendjen ekonomike, mundësia që një gjë e tillë të ndodhë është praktikisht e pamundur. Bayern Munich refuzoi t’i paguajë 120 milionë euro për ta blerë 28-vjeçarin pasi i mbaroi huazimi në Allianz Stadium në fund të sezonit të kaluar.