Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar sot se Rusia ka gati një tjetër vaksinë antiCovid dhe së shpejti do ta regjistrojë atë te autoritetet përkatëse Sipas agjencisë garantuese të konsumatorit Rospotrebnadzor, regjistrimi I vaksinës së dytë do të bëhet deri më 15 tetor. Rusia tashmë ka regjistruar vaksinën e saj të parë, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, që në muajin gusht kurse vaksina e dytë është në fazën e fundit të eksperimentimeve te mbi 40,000 njerëz.

“Sot, sistemi shëndetësor është i gatshëm për të luftuar në mënyrë efektive infeksionin koronavirus dhe epideminë sezonale të sëmundjeve të lidhura me gripin dhe ftohjen sezonale,” tha Putini në një takim në Kremlin. Ai gjithashtu theksoi se gjatë pandemisë të gjithë ndien dhe kuptuan në një mënyrë të veçantë vlerën e çdo jete njerëzore, rëndësinë e punës së një sistemi efektiv shëndetësor. Rusia ka regjistruar në 24 orët e fundit 6431 raste të reja dhe 150 vi ktima. Sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend totali i të prekurve është rritur në më shumë se 1 milion e 122 mijë kurse totali i vd ekj eve ka shkuar në 19 799.