Bizneset që nuk kanë arritur të dorëzojnë pasqyrat financiare të vitit 2019, kanë afat deri në datën 10 tetor, nëse ata e kanë marrë një numër aplikimi deri më 3 gusht, kur ishte dhe afati i fundit për dorëzimin e bilanceve.

Në një njoftim të Qendrës Kombëtare të Biznesit, (QKB) thuhet se “subjektet, të cilat kanë aplikuar online për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar, nëpërmjet portalit e-Albania deri në datën 03.08.2020 dhe rezultojnë se aplikimi i tyre ka marrë një numër aplikimi (CN…), si dhe i është komunikuar me e-mail nga sistemi për mosvalidimin e pasqyrave financiare në momentin që është tentuar të bëhet dorëzimi brenda datës së përcaktuar nga ligji, por për shkak të fluksit të madh të aplikimeve në të njëjtën kohë, është bërë i pamundur plotësimi dhe dërgimi në mënyrën e duhur të tyre brenda datës 03.08.2020, lutemi që të depozitojnë pasqyrat financiare në bazë të kriterit të më sipër, deri më datë 10.10.2020”