“Rossoneri” do të mundohen ta nisin sezonin e ri në Serie A pozitivisht sonte dhe ta vazhdojnë formën e lartë të shfaqur në periudhën post-pandemike. Milani do ta nisë sonte sezonin e ri në Serie A.
“Rossoneri” ishin mbresëlënës në periudhën post-pandemike. Andaj, ata do të mundohen ta vazhdojnë këtë formë të lartë edhe në sezonin 2020/2021. Zlatan Ibrahimovic me shokë do ta presin sonte Bolognan, në kërkim të tri pikëve të para në edicionin e ri.
Nga ana tjetër, Bologna do të shkojë në “San Siro” në tentim për ta nxjerrë së paku një pikë. Përballjen e fundit në mes tyre e kishin fituar Kuqezinjtë me rezultat të thellë 5:1. Ndeshja në mes të Milanit dhe Bolognas do të fillojë në orën 20:45.