Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, thotë se ekziston një dallim i madh në taktikat e Andrea Pirlos dhe Maurizio Sarrit, duke e lavdëruar trajnerin e ri të skuadrës për qasjen. Juventusi e fitoi 3:0 ndeshjen hapëse të sezonit 2020/21, falë golave nga Dejan Kulusevski, Bonucci dhe Cristiano Ronaldo.
“I pamë disa ide të reja të propozuara nga trajneri dhe stafi i tij, një mënyrë e re e interpretimit të lojës. Shumë entuziazëm në posedim të topit dhe pa topin”, tha Bonucci. Mbrojtësi italian beson se Pirlo dallon nga ish-trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri.
“Dallimi i madh është mënyra sesi su lmojnë ata dhe iniciativa. Duke e parë punën në disa javët e fundit, mendoj se (e Pirlos) është më e mirë”, shtoi ai.