Një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, Bora Zemani, ka treguar së fundmi në një postim në InstaStory se trupi i saj ka pësuar ndyshime. Tashmë, Bora është 3 kilogramë më pak dhe nëse po mendonit se i është futur punës duke bërë palestër, e keni gabim! Moderatorja ka treguar sekretin e dobësimit të saj dhe kjo mund të vlejë si një këshillë për të gjithë.
I vetmi që e ka ndihmuar Borën të bjerë nga pesha ka qenë ushqimi i shëndetshëm, i cili ka një rëndësi të madhe në organizmin tonë. “Dhe që thoni ju, kam humbur 3kg vetëm duke ngrënë shëndetshëm.”- shkruan moderatorja krahas postimit.