Numri i infeksioneve të koronavirusit në Brazil ka tejkaluar shifrën e katër milionë personave, raportojnë të dhënat zyrtare. Vendi më i madh dhe më i populluar në Amerikën Latine regjistroi një rritje prej 43 773 rastesh të virusit në 24 orët e fundit duke e çuar totalin në 4 041 638 Të paktën 834 persona të tjerë kanë vd ekur nga Covid-19 që nga e mërkura duke e çuar numrin e përgjithshëm të vde kjeve në 124 614.

Amerika Latine aktualisht është një nga pikat e nxehta globale të pandemisë. Presidenti Jair Bolsonaro, i cili ishte infektuar me virusin, vazhdimisht ka refuzuar kufizimet dhe masat mbrojtëse për arsye ekonomike.