Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour zone”, ku gjatë intervistës foli edhe për marrëdhënien që ka me figurat publike. E pyetur se këngët e cilit artist shqiptar nuk do t’i dëgjonte as për 100 mijë euro, Ina përmendi Robert Berishën.
Ester Bylyku: Këngët e cilit artist shqiptar, nuk do ta dëgjoje as për 100 mijë euro? Ina Kollçaku: Përgjithësisht, unë nuk dëgjoj muzikë shqip. Por, Robert Berishën nuk do ta dëgjoja asnjëherë.
Ester Bylyku: As për 100 mijë euro? Ina Kollçaku: Jo, as për 100 mijë euro. Kujtojmë që edhe Ina dikur ka qenë pjesë e muzikës dhe ka konkurruar në “Kënga Magjike”.