Që Butrintit i pëlqen të luajë me ne, këtë e ka treguar disa herë me postimet e çuditshme dhe misterioze. Sidomos kur kemi të bëjmë me çështje të zemrës na mundon aq shumë… Ditën e djeshme ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë. Pasi ky lajm mori dhenë, autori i hitit “Xhanëm” ka vendosur të na ngacmojë sërish ditën e sotme, duke postuar një tjetër video në Instastory.
Në video shihet se ndodhet në një hotel pranë detit, e teksa del në ballkon shohim vajzën misterioze që merr rreze dielli. Nuk e dimë se ç’po kurdis Butrinti dhe nëse vajza në fjalë ia ka vjedhur zemrën, apo bëhet fjalë vetëm për ndonjë shoqe. Kështu, na duhet të presim për ndonjë video tjetër. Nga ana tjetër, kujtojmë se të dielën publikohet kënga e re e Butrintit në bashkëpunim me Nora Istrefin e titulluar “Dy zemra”. Më herët këtë verë, Butrint Imeri solli “Si përpara” një këngë verore tepër e bukur dhe mbi të gjitha këngëtari shfaqej bjond.