Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se “themelimi i Ligës Unike të basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës është një lajm i jashtëzakonshëm”. “Kjo ligë do të mundësojë jo vetëm cilësi shumë më të mirë të lojërave, por edhe hapësirë shumë më të madhe për zhvillimin e talenteve të reja të basketbollit”, tha Cakaj.

Ai theksoi se “vlera e Ligës Unike megjithatë shkon shumë përtej fushës së basketbollit”. Cakaj tha se ajo është edhe veprim më shumë drejt thellimit të integrimit mes dy vendeve”. “Ne, gjithsesi, do të vazhdojmë punën e pakursyer për ta zgjeruar bashkëpunimin e thelluar marrëdhënien mes Kosovës, Shqipërisë e gjithë shqiptarëve”, shtoi ai.