Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore ka dhënë mesazhe të rëndësishme për nisjen e vitit të ri shkollor.

Rama u shpreh se prindërit dhe mësuesit janë ata që duhet të sillen si misionarë humanistë, pasi duhet të ndihmojnë nxënësit të respektojnë rregullat e koronavirusit.

Edi Rama: Është e rëndësishme të kuptosh se tjetri është si ti. Të mbajmë distancimin social. Moshat më të vogla nuk e kuptojnë aq distancimin social. Duhet qasje prindërore dhe nga çdo mësues, nga çdo individ i rritur në mjedisin e shkollës që kryen punën si personel. Fëmijët duhet të jenë nën përkujdesjen e neve, e të gjithë zyrtarëve në shkolla.

Kemi dyfishuar punonjësit e shërbimit psiko social dhe kemi shtuar mbështetjen për nxënësit me aftësi të veçanta. Duhet të sillemi si misionarë humanist. Këtu bëhet fjalë për të bërë bashkë një armatë humanistësh. Përveç kujdesit tradicional, duhet n jë kujdes i shtuar në këtë kohë koronavirusi. Ju kërkoj të gjithëve që të kuptojnë këtë situatë. Këtë e thonë ekspe3rtë dhe e dimë nga analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave. Këtu bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve. Shteti e ka bërë deri në fund detyrën e vet. Zgjidhja duhet jo vetëm nga shteti, secili ka përgjegjësi. Bëni më të mirën.