Prej disa ditësh, Enca nuk ka qenë aktive në rrjete sociale. Ajo thjesht njoftoi ndjekësit se do t’u rrëfente diçka, por i duhej edhe pak kohë. Kështu, ditën e djeshme këngëtarja bukuroshe tregoi se kishte bërë aksident dhe si rezultat kishte thyer këmbën. Përpos kësaj, ajo i ishte nënshtruar edhe një operacioni. Nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram, Enca tregon se si po e kalon periudhën pas aksidentit.

“Jeta na sjell të papritura dhe sfida që as nuk i kishim çuar nëpër mend! Çfarë mund të bëjmë ne, është t’i përballojmë si Kampiona. 1 thyerje këmbe dhe 1 operacion më vonë, ja ku jam si KingEnca. Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time, dhe me suportin tuaj emocional, e di që çdo gjë do kalojë më lehtshëm ”- shkruan ajo, duke dhënë një shembull dhe një mesazh frymëzues për të gjithë.