Jemi mësuar që horoskopi të tregojë përgjithësisht anët më të mira të personalitetit, sipas shenjës së horoskopit. Edhe parashikimet u mëshojnë më tepër gjërave të mira që priten të na ndodhin, ndoshta për të mos na ulur moralin për të ardhmen, por përshkrimi i shenjave të horoskopit ka gjithmonë edhe disa anë të papëlqyeshme. A nuk e njohim më mirë veten tonë, duke njohur të metat e dobësitë tona? Ja disa prej ‘ceneve’ të shenjave të horoskopit, sipas përshkrimit të astrologëve.
Dashi Njerëzit e shenjës së Dashit kanë një të metë: tregohen herë-herë shumë arrogantë. Atyre u pëlqen të urdhërojnë dhe të jenë ‘shefat’ e situatës. Përveç kësaj, janë të papërmbajtur ndërsa luftojnë me të gjitha forcat për të arritur qëllimet e tyre. Duhet të qetësohesh, Dash! Të marrësh frymë thellë dhe të ulësh pritshmëritë që ke ndaj të tjerëve. Je një njeri, si gjithë të tjerët!
Demi Demi është një shenjë që ofron shumë mbështetje për të tjerët, poooor…shumë, shumë kokëfortë! Njerëzit e shenjës së Demit janë në disa raste të etur për para, saqë mund të eliminojnë këdo që u del përpara. Përpiquni të mos e ktheni kokëfortësinë tuaj në hakmarrje.
Binjakët Binjakët janë simpatikë, por njëkohësisht mund të jenë dyfytyrësh. Priren t’a humbin shpejt interesin për njerëzit apo gjëra të caktuara. Ndonjëherë tregohen edhe të papjekur.
Gaforrja Gaforrja është një shenjë shumë e ndjeshme, aq e ndjeshme sa jeta i duket si një luftë e pambarimtë. Njerëzit e shenjës së Gaforres janë ‘me hënë’, dhe mund të inatosen në mënyrë të papritur e ‘t’ju bëjnë për 1 lek’! Kanë vazhdimisht ndjesinë se të tjerët po i sulmojnë. Mbani mend: Janë thjesht paranojat tuaja!
Luani Luani është një ndër shenjat më mendjemëdha dhe egoiste. Njerëzit e shenjës së Luanit mund të bëjnë gjithçka për të fituar vëmendje, dhe kërkojnë vlerësimin e të tjerëve për të qenë të lumtur. Mësoni të ndiheni mirë me veten, pavarësisht të tjerëve!
Virgjëresha Virgjëresha është shenja më perfeksioniste, e nëse dikush guxon të shfaqë mospëlqim për diçka që ju ju duket e përsosur, i hidheni në fyt! Duhet të kuptoni se nuk mund të jeni të përkryer në gjithçka…Askush nuk mundet!
Peshorja Peshore moj peshore, saaa e pavendosur që je! Ndaje mendjen! Nuk kanë të gjithë kohë të të presin!
Akrepi Akrepi është një shenjë shumë e dhënë pas kontrollit; kërkon të kontrollojë njerëzit dhe situatat. Akrepët e urrejnë ndryshimin dhe…nuk-falin-kurrë! Disa gjëra, duhet të mësoni t’ia lini të shkuarës.
Shigjetari Shigjetarët i dinë të gjitha. Por nuk dinë një gjë: Nuk mund t’i dini të gjitha. Përpiqen të imponojnë mendimin e tyre nëpër biseda, dhe ndonjëherë tregohen të pandjeshëm, gati-gati mizorë. Përpiquni të viheni në vend të të tjerëve!
Bricjapi Bricjapët kanë gjithmonë një shqetësim të madh, edhe për gjërat më të parëndësishme. Është një shenjë që mund të shihet shpesh e paqetë, tepër e dhënë pas punës saqë ndonjëherë, mund edhe të përdorë të tjerët për të arritur synimet që ka.
Ujori Ujorët janë të heshtur…por vd ekjeprurës. Kur inatoseni, i bëni të tjerët për ujë të ftohtë! Duhet të mësoni të hapeni me të tjerët; ndonjëherë ju ndihmon më shumë se gjithçka tjetër.
Peshqit Peshqit janë tekstualisht me kokën mbi re. E kanë shumë të vështirë të bëhen pjesë e realitetit, duke humbur në botën e përfytyrimeve të tyre. Imagjinata është gjëja më e bukur, por jo kur kthehet në pengesë për t’u lidhur me të tjerët.