Nëse ndonjëhere e keni gjetur veten duke u ankuar në fshehtësi ulur përpara kompjuterit të punës, për këtë duhet të fajësoni shenjën e horskopit. Për ata që besojnë në astrologji, e dinë mjaft mirë se si ndikojnë yjet në aftësitë dhe prirjet e gjithsecilit. Ka ardhur koha të dini se në çfarë pozicioni do të shkëlqenit, ndaj bëni mirë të mendonit seriozisht të filloni punë aty ku ju ndiheni mirë !

Dashi. Ndonëse ju jeni drejtues të lindur, fatkeqësisht duket se një gjë të tillë duhet ta kultivoni me vite. Jeni të aftë të merrni qindra iniciativa, por vështirë se përfundoni ndonjë. Jeni të mirë në çdo gjë që ka të bëjë më konkurimin dhe forcën fizike.

Demi është kokëfortë, por kjo nuk e ndalon atë së qëni një bashkëpunues dhe koleg shumë i mirë. Jeni njeri që e doni punën dhe nuk i bëni bisht. Pavarsia ju karakterizon, pëlqeni gjërat e bukura dhe nuk ju bën përshtypje rutina.
Binjakët karakterizohen nga kaosi (në kuptimin e mirë) Ju nuk mund të rrini duke bërë vetëm një gjë dhe monotonia është armiku juaj. Keni ndërruar dhe do të ndërroni punë, jo sepse nuk i mbani dot, por sepse kështu jeni ju ! Jeni të zotë në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Gaforret janë shenja më tradicionale e zodiakut. Jeni gjithnjë të gatshëm të ndihmoni të tjerët dhe jeni tejet të ndjeshëm. Kjo ju bën mjaft të aftë në punët që kanë të bëjnë me fëmijët. Mund të jeni një mësuese shumë e mirë, mund të menaxhoni mjaft mirë sektorin e burimeve njerëzore në një kompani apo të jeni një avokate shumë e zonja.
Luani kërkon të jetë në krye të grupit, por përderisa ka aftësinë të drejtojë përse mos të jetë ? Ka aftësi menaxhuese mjaft të mira, por ajo që nuk dinit për luanët është se kanë një anë tjetër tejet spirituale. Ata vec rolit të shefit mund të bëjnë mjaft mirë këngëtarin, aktorin apo stilistin.
Virgjëresha, shenja perfekte e zodiakut. Njerëz praktikë, të vendosur, kërkoni nga vetja përpara se t’i drejtoni gishtin tjetrit dhe falë këtyre karakteristikave jeni punonjësi ideal. Duket sikur mund të bëni çfarëdo lloj pune, por duke qenë se memoria juaj është shumë e fuqishme çdo gjë që ka të bëjë më shifra është shumë e lehtë për ju.

Peshoret janë sociale, dinë si të ekuilibrojnë situatën dhe të motivojnë të tjerët. Çdo gjë që ka të bëjë me drejtësinë apo diplomacinë ju shkon përshtat.
Asnjë shenjë nuk mund të mbajë një sekret ashtu si një akrep di ta mbajë. Kjo gjë mund t’ju ndihmojë në karrierën tuaj. Pëlqeni sfidat, gazetarinë investiguese e çdo profesion që ju intrigon.

Shigjetari duket se mund t’i bëjë të gjitha punët ! Përse? Sepse ndjekin rregullat, mund t’i përshtaten ndryshimeve. Pëlqeni të përfitoni nga çdo eksperiencë dhe asnjëherë nuk e shihni diçka si humbje. Pëlqeni të jeni shembull për të tjerët.
Bricjapët janë seriozë, të organizuar, karizmatikë dhe entuziastë. Ju e dini se me punë arrihet gjithçka dhe ky është qëllimi juaj.

Ujori është një shpirt i lirë, por kjo nuk do të thotë që nuk janë me këmbë në tokë. Punojnë shumë dhe kreativiteti është karakteristika që i drejton në jetë. Jeni njerëz social por në të njëjtën kohë pëlqeni vetminë sepse në ato minuta kur ju jeni vetëm , mund të ndodhin çudira.

Peshqit janë fleksibël dhe çdo gjë që ka të bëjë me sistemin e shëndetësisë i kënaq. Pëlqeni të ndihmoni të tjerët dhe asnjëherë nuk thoni JO nëse vërtetë mund të bëni diçka për të tjerët.