Sikurse ishin paralajmëruar, Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos në Greqi janë prekur nga cikloni i Mesdheut, i cili goditi brigjet e Jonit gjatë natës. Në zonat e prekura ka ndërprerje te energjisë elektrike, rrëzim të pemëve dhe përmbytje. Vendi ynë këtë të premte do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e ciklonit që ka prekur brigjet detare të Greqisë.

Sipas MeteoAlb, sot do të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat bregdetare dhe në zonën e ulët. Ndërsa në zonat malore, vranësirat e shpeshta do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë. Europa Jugperëndimore dhe Lindore do të jenë me vranësira dhe reshje shiu. Pjesa tjetër e Europës paraqitet në kushte të qëndrueshme atmosferike. /Iconstyle.al