Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka regjistruar një rritje rekord një-ditore të numrit të infeksioneve të reja me koronavirus. OBSH ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë botë janë regjistruar 307.930 të infektuar. Po ashtu OBSH ka bërë të ditur se së fundmi në rang global janë regjistruar më shumë se 5,500 v d e k je, duke e çuar totalin e viktimave në 917,417 persona.

Sipas Orgnizatës Shëndetësore rritjet më të mëdha të infeksioneve u raportuan në Indi, SHBA dhe Brazil. India raportoi 94,372 raste të reja të Dielën, pasuar nga SHBA me 45,523 raste dhe Brazili me 43,718 të tjera. Rekordi i mëparshëm një ditor për rastet e reja ishte më 6 shtator kur OBSH raportoi 306.857 infeksione të reja.