Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 vi k t ima nga koronavirusi (dje ishin 23) Totali i vde k j eve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.801 Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1912 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1786) për një total prej 306 235 të prekurish nga Covid. Gjithashtu pati edhe 945 të shëruar, për një total prej 222 716 raste pacientësh. Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 2 vi kti ma dhe 227 raste të reja pozitive.

Numri i përgjithshëm i vde kj e ve në Rajon është 16.939 kurse totali i të infektuarve është rritur në 105 682 Në Itali janë regjistruar të paktën 400 raste me të infektuar me Covid-19 si pasojë e të cilëve janë mbyllur të paktën 75 shkolla. Rajonet më të go ditura janë Lombardia, Emilia Romagna, Toskana dhe Lazio. Në Romë janë prekur 19 shkolla, në Bolonja 14, në Milano 13. Në 76 % të rasteve janë nxënësit dhe 13% akademikët. Autoritetet e shëndetësisë kanë urdhëruar kryerjen e testit të tamponit për të gjitha rastet e dyshuara me simptoma të koronavirusit.