Qeveria izraelite ka miratuar vendosjen e një karantine kombëtare tre-javore, duke filluar të premten, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, raportuan të dielën mediat izraelite. Gjatë karantinës, izraelitët do të duhet të qëndrojnë brenda 500 metra nga shtëpitë e tyre, por aeroporti Ben Gurion do të mbetet i hapur.
Masat e reja u miratuan pasi numri i rasteve me COVID-19 u rrit javët e fundit dhe për shkak të kritikave ndaj trajtimit të virusit dhe ekonomisë nga kryeministri Benjamin Netanyahu. Sipas Qendrës Johns Hopkins, 1,108 njerëz kanë v d eku r nga koronavirusi në Izrael deri më tani, ndërsa një total prej 153,759 njerëz janë infektuar.