Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi në Spanjë, në përpjekje për të frenuar përhapjen e infeksionit Covid, duke filuar nga dita e premte do të vendosë bllokime dhe kufizime të tjera në zonat me numër të lartë rastesh. Kjo u njoftua nga autoritetet lokale, sipas raporteve nga media spanjolle.
“Ne jemi duke marrë masa, por nuk janë të mjaftueshme. Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk jemi përgjegjës. Ka pasur një relaksim të sjelljeve…”- paralajmëroi Antonio Zapatero, kreu i ekipit anti-Covid të Madridit. Autoritetet në kryeqytetin spanjoll gjithashtu shpresojnë të fillojnë përdorimin e testeve të shpejta duke filluar nga java e ardhshme. Që kur kufizimet u lehtësuan dhe testimi masiv filloi në fund të qershorit, shpërthimet e koronavirusit janë rritur me disa herë në Spanjë, nga disa qindra në mijëra në ditë, duke tejkaluar vendet e tjera europiane të goditura rëndë, si Mbretëria e Bashkuar, Italia apo Franca.
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend është aktualisht 603.167, më e larta në Evropën Perëndimore, ndërsa numri i të vd eku rve ka tejkaluar 30,000.