Nga Kremona mbërrin një studim që konfirmon për herë të parë në Europë shkallën reale të dëmit në mushkëri nga Covid-19. Kërkimi, i botuar ditët e fundit nga International Journal of Infection Disease (organi zyrtar i shoqatës ndërkombëtare të sëmundjeve infektive), nxori në pah rrezikun nga pasojat afatgjatë të sëmundjes në këto organe të frymëmarrjes. Një ekip pneumologësh, i udhëhequr nga Dr. Maurizio Marvisi e zhvilloi studimin mbi 90 pacientë të shtruar në spital nga një azil pleqsh.
Atyre iu bë skaner i gjoksit në fazën akute të sëmundjes dhe 8 javë pas saj. Rezultati ishte se rreth 25% kishin arritur ne fibrozë pulmonare dhe se dëmet, tek ata, do të jenë të përhershme. Më të rrezikuarit nga kjo situatë konsiderohet të jenë duhanpirësit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kro nike si diabetikët. Rezultati i studimit konsiderohet tejet i rëndësishëm pasi zhvillimi i fibrozës pulmonare shkakton marrje fryme në çdo sforcim sado të vogël, e në rastet më të rëndë, mund ta mbër thejë dikë në shtrat.