Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.

Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje.Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.