Vecino te Napoli, Candreva e Ranocchia te Sampdoria e Genoa, Godin tek Cagliari dhe Skriniar në mënyrë prepotente në shënjestrën e Tottenham. Inter po kthen skuadrën e futbollit në një minimarket për të liruar vend për lojtarët e rinj që ka në fokus në merkati, dhe objektivat janë të shumtë.
Darmian, Smalling, apo ai që është më i ëndërruari në kampin e zikaltërve, Ngolo Kante’ janë vetëm disa prej emrave që intrigojnë skuadrën e trajnerit Konte që këtë muaj ka rinisur sprintin për të provuar të bëjë atë që deshtoi sezonin e kaluar, të rrëzojë Juven nga froni. Operacioni për Darmian është definuar prej kohësh por financat nuk janë aty ku duhet.
Për Shkriniar ndërkohë po arsyetohet mbi shifra të larta pasi Inter kërkon 60 milionë Euro nga Totenhem por Spërs as nuk e marrin në konsideratë këtë numër. nëse sllovaku shitet, një pjesë e mirë e parave do të shtojë për tyhembrën e akilit, mbrojtjen, ndërsa në mesfushë, zikaltërit do provojnë të marrin Smolling që kushton vetëm 20 milionë, nëse zhvillimet e këtij muaji nuk sjellin nëj surprizë të këndshme si Kante’.