Prej disa kohësh, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën nuk e fshehin më nga askush. Ata janë kthyer në dyshen më të ëmbël të Instagram-it dhe fansat presin me padurim foto e video të çiftit së bashku.
Sot, Romeo i ka bërë surprizën më të bukur partneres së tij të zemrës, për t’i rregulluar jo vetëm ditën, por edhe javën. Ai i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, bashkëngjitur me një pusullë ku shkruhej: “Javë të bukur. Të dua”, ndërsa ky gjest e ka gëzuar pamasë këngëtaren. “Plasën trëndafilat këtej”- shkruan Jonida krahas videos ku etiketon partnerin. Epo dashuria këto ka!