Gazeta gjermane “Die Welt” pretendon se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar të provokojë një in cident ushtarak me Greqinë në Mesdheun Lindor pasi sipas saj, po kërkon të mbijetojë politikisht.

Raporti me titull “ Lufta e llogaritur e Erdoganit” del në përfundimin se “po të varej nga presidenti turk, marina e tij do ta kishte fundosur me kohë një anije greke në Mesdhe”. Duke cituar burime ushtarake turke, gazeta pretendon se përpara disa ditësh, kreu i shtetit turk i ka kërkuar gjeneralëve të go disnin një anije greke në mënyrë që të ajo të fundosej, por të siguroheshin që gjatë këtij procesi të mos vri tej askush.

Kur gjeneralët refuzuan, pati sugjerime të që llohej një avion lu ftarak grek pasi piloti i tij edhe mund ta kishte mundësinë të hidhej me parashutë e të shpëtonte, por edhe ky variant u hodh poshtë. Erdogan thotë se gjithë çfarë pretendon në situatën e krijuar, është drejtësia. “ Në zemër të aktiviteteve tona në Mesdheun Lindor dhe Egje qëndron kërkesa jonë për njohjen e të drejtave tona. Sepse ka një përpjekje për ta kufizuar Turqinë në brigjet e saj me një ishull që është vetëm 10 km katrorë, duke injoruar përmasat gjigante prej 780,000 kilometrash katrorë të Turqisë”, u shpreh një ditë më parë ai.